Flash News

KRYESORE

 “Po bindemi se ekzekutimi i Ivanoviç s’është bërë nga serbët…”

Drejtori i Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është shprehur mbrëmë në një emision të Radio Televizionit të Serbisë se qeveria serbe ka pranuar informatat e para rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Kurse Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka thënë se serbët në Kosovë nuk ndihen rehat, pas vrasjes së Ivanoviç në Mitrovicë të veriut.

 “Nga minuti në minut ne jemi duke pranuar më shumë informacione për vrasjen e Ivanoviç, dhe jam duke u bërë më i bindur se kjo vrasje nuk është kryer nga vendi jonë apo nga serbët e Kosovës. Ne kërkojmë që autoritetet e Kosovës menjëherë të gjejnë fajtorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, objektivi pas kësaj vrasjeje është Serbia, stabiliteti i saj dhe e ardhmja.

“Ai i cili e bëri këtë, ka bërë gjënë më të keqe për kombin tonë. Tani është shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të japin përgjigje për atë që ne jemi duke kërkuar: ‘që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim’”, tha Gjuriq.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës, në dy dekadat e fundit.

“Nëse ata [institucionet kosovare] nuk i gjejnë vrasësit, do të thotë se ata e dinë se kush e vrau Ivanoviçin. Prandaj kërkojmë që edhe ne të marrim pjesë në hetim”, përsëriti drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Të fundit