Flash News

KRYESORE

Po bota, bota çfarë lexon?

Në Amerikë

Përse Amerika ka përqindjen më të lartë të adoleshenteve-shtatzana në botën e industrializuar, ndërsa Holanda krenohet me një nga më të ultat? Sepse, sugjeron Peggy Orenstein në librin e saj bestseller Girls &Sex (Vajzat dhe Seksi) në Holandë mësuesit, doktorët, madje edhe prindërit, flasin me fëmijët për seksin dhe kënaqësinë, ndërsa në Amerikë të rriturit kryesisht i bëjnë bisht temës, dhe shumë shkolla ende i shtyjnë nxënësit që të presin deri natën e martesës. Kjo e kthen diçka që duhet të jetë një eksperiencë e gëzueshme në një të tillë të mbushur me turp dhe pendim.

Në Argjentinë

Kur e pyetën për pikëpamjet e tij mbi homoseksualitetin, në fluturimin e kthimit nga Brazili, Papa Françesku, i lindur në Argjentinë, shqiptoi fjalinë tashmë legjendare, “Kush jam unë të gjykoj?” Kjo fjali e bëri të dashur në sytë e jo-fetarëve dhe alarmoi ata që mendojnë se ai, si përfaqësuesi i Perëndisë në Tokë, është një nga personat që duhet të jenë në gjendje të gjykojë. Libri i tij i parë si papë, El nombre de Dios es Misericordia (Emri i Perëndisë është Mëshirë), zgjerohet në këtë temë, duke theksuar dhembshurinë mbi gjykimin dhe eksperiencën personale mbi doktrinën e ngurtë. Që kur është bërë papë, Françesku ende nuk e ka vizituar vendlindjen, pavarësisht udhëtimeve të shpeshta në Amerikën Latine. Kjo i mundon argjentinasit, por ata e lexojnë gjithsesi.

 

Në Gjermani

Nazizmi ende shet. Për fat të keq, sepse titulli i bestseller-it gjerman Der totale Rausch: Drogen im Dritten Reich, e nënvlerëson veprën e Norman Ohler-it. Gazetari Ohler sjell një panoramë interesante të përdorimit të drogave në vitet 1930 dhe 1940 që minon idenë se kultura e drogës është moderne. Metamfetamina-kristal? Që prej 1938 një kompani farmaceutike e bazuar në Berlin ka prodhuar metamfetaminë nën emrin e markës Pervitin, si një simulant për civilët—dhe më vonë ushtarët Ëehrmacht (ushtria e bashkuar e Gjermanisë Naziste). Ushtrinë e tjera në të botën shumë shpejt e ndoqën këtë shembull.

Në Meksikë

Preokupimi i vendit me numrin tmerrësisht të lartë të vrasjeve---dhe dështimin e politikanëve për ta ulur atë---e forcon jehonën e veprës së Bernardo Esquinca,  një dekan i fiçión de lo extraño (fiksionit të çuditshëm). Novela e tij e pestë, Carne de ataúd (Mish qivuri), e vendosur në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të, tregon historinë e Eugenio Casasola-s, një gazetar i trazuar nga rikthimi i veprimeve vrastare të El Chalequero, një vrasë serial i vërtetë, dhe shpjegon lindjen e gazetarisë sensacionale nota roja (lajmet e kuqe), të cilën meksikanët ende e përlajnë.

 

Në Korenë e Jugut

Njëzet vjeçarët e Koresë njihen si sampo, sepse ekonomia po i detyron shumë prej tyre të heqin dorë, apo të shtyjnë, tri (sam) ngjarje të mëdha të jetës: lidhjen, martesën dhe fëmijët. Këto mbërthehen nga Kirawareru Yuki (Kurajo për të mos u pëlqyer) nga Ichiro Kishimi dhe Fumitake Koga, një novelë vetëndihmese nga (dhe një hit në) Japonia, që ndjek debatim midis një të riu të zymtë dhe një filozofi. Premisa e tij është që palumturia vjen nga marrëdhëniet njerëzore dhe që ty nuk të duhet miratimi i shoqërisë---një mesazh i fuqishëm në vendet konformiste.

Në Brazil

Atë Marcelo, një prift me një talent për krijimin e blockbuster-ave, rikthehet në komodinat e shtretërve të brazilianëve, këtë herë me përparësen e tij. Libri i tij i fundit ishte mbi mënyrat se si të mundim depresionin; më i fundit, Ruah (një fjalë hebraike për frymë) shqyrton dobësimin, humbjen në peshë. Nga eksperienca e tij, e kalimit nga shumë i shëndoshë në shumë i dobët, ai sjellë këshilla dhe receta, duke lartësuar virtytet e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik. Me ekonominë e vendit të gjunjëzuar dhe politikën të kalbur deri në palcë, brazilianët mund të jenë duke shpresuar për një ndërhyrje hyjnore, por do t’ju duhet të kënaqen me një dietë të arsyeshme dhe një soupçon me zgjuarsi klerikale.

Të fundit