Flash News

KRYESORE

"Po çmendem", - Lukaku tregon vuajtjet në karantinë

"Po çmendem", - Lukaku tregon vuajtjet në karantinë

Sulmuesi i Interit, Romelo Lukaku, ka folur në lidhje me jetesën e vështirë në këto momente ku po qëndron i izoluar. Gjiganti i sulmit tregon se po vuan shumë në karantinë pa dalë nga shtëpia.

"Nuk mund të dal jashtë, nuk mund të shkoj as për shopping. Jam i izoluar brenda, një dita gati sa nuk u çmenda. Më mungon jeta e përditshme, qëndrimi me mamanë time, me djalin tim dhe me vëllanë tim. Nuk mund të kemi kontakte me njerëzit, kjo është diçka shumë e keqe.

"Ndodhem në ditën e nëntë të izolimit. Kërkova një biçikletë në shtëpi. Shkruajta në grupin e Interit dhe pas dy orësh na sollën të gjithëve nga një. Këto ditë kam menduar shumë rreth së kaluarës time të vështirë. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm.

"Qëllon ta takosh ndonjë me virus dhe më pas e dërgon në shtëpi. Mamaja ime është me diabet, kështu që nuk mund të shkoj në shtëpi dhe ta prek. Ajo nuk del jashtë, mjaftohet me një shëtitje të vogël rreth shtëpisë dhe rikthehet përsëri në izolim”, tha Romelu Lukaku.

Të fundit