Po Ditmir Bushati nga kush ruhet? Aktivisti: Kaloi me gjashtë truproja dhe shtatë sekretarë

Kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të personelit të sigurisë që ruan drejtuesit e qeverisë në Tiranë. Aktivisti Adriatik Lapaj tregon episodin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Lapaj deklaron se Bushati shoqërohet nga gjashtë truproja dhe shtatë sekretarë.

“Po drekoja te Pazari i Ri… kaloi Ministri i Jashtëm me 6 bodiguard dhe 7 sekretarë me çanta e dosje në duar. O kapedan, po je në atdhe mo, nga kush ruhesh?!”, shkruan aktivisti.

Ditmir Bushati mban postin e ministrit të Jashtëm që prej vitit 2013-të, ndërkohë që është deputet i qarkut të Shkodrës, një prej zonave me rritjen më të shpejtë të kriminalitetit dhe ku veprojnë disa prej bandave më të rrezikshme në vend.