Flash News

KRYESORE

“Po, e pabesueshme”/ Ambasadori Soreca justifikon mesazhet me Ramën

“Po, e pabesueshme”/ Ambasadori Soreca justifikon mesazhet me

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar mesazhet e publikuara në media, ku komunikonte me kryeministrin Edi Rama në aplikacionin ‘Whats App’. Soreca thotë shkurtimisht se mesazhe të njëjtë i vijnë edhe nga anëtarët e opozitës, pa dashur të hyjë në detaje.

Në emisionin Real Story, ai u bën apel palëve politike të ulen dhe të dialogojnë, pa kushte dhe të gjejnë një zgjidhje për të kaluar këtë situatë, që sipas tij përsëritet çdo 2-3 vite në Shqipëri.

“Mendoj se në të njëjtën kohë siç e dini ju, unë flas dhe me palën tjetër, e di që ju tashmë po i referoheni edhe fotografimit të celularit tim por që fatmirësisht ambasadori i BE mund të flasë me të gjitha palët. Nesë ju do ta fotografoni celularin tim pak më parë ju do të shikonit aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës.

Sa i përket thelbit nuk dua të flas me hollësi, kam diskutuar. Ura ekzistoni dhe unë e di se udhëheqësit e dinë dhe se ku është ura, por puna është se ato nuk kanë vendosur pikën se kur ti bëjnë një koncesion njëri tjetrit por mendoj se ka ardhur koha tashmë që të ulen përballë njëri-tjetrit siç i ka ftuar presidenti Meta palët që ta bëjnë këtë gjë në mënyrë që të kalojnë këto parakushte dhe të gjendet kompromis për substancën”, sqaroi ai.

Të fundit