Flash News

KRYESORE

Po ecnin në trotuar, përplasen për vdekje babë e bijë në Korçë

Po ecnin në trotuar, përplasen për vdekje babë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Top Channel raporton se të vdekur kanë mbetur shtetasit Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Të fundit