Flash News

KRYESORE

“Po fitova bastin do të të çoj me pushime”, moderatori ‘gjuan’ gazetaren e re

“Po fitova bastin do të të çoj me pushime”,

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të fundit është edhe “Kupa e Botës” , e cila ndiqet nga të gjithë.

Shumë personazhe VIP, kanë shfaqur pëlqimin e tyre për skuadrat e preferuara dhe një ndër to është edhe moderatori i emisionit “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, i cili në një intervistë të fundit është shprehur se bën tifozllëk për Francën.

Ai është pyetur nga gazetarja e e ‘Report Tv’ në lidhje me këtë gjë, ku ka theksuar se ka vënë dhe bast për Francën.

“Franca do shkojë se s’bën në finale. 2 me 1 rezultati final, e kam të fituar. Kam luajtur 100 euro skedinë”, ka thënë Doriani.

Ndërkohë, kur gazetarja e pyeti nëse do t’i ndanin bashkë lekët e bastit, Doriani i tha se mund të kalonin disa pushime bashkë në Greqi.

“Pse jo shumë simpatike je. 100 euro për 400 euro, 200 euro janë të tuat ose do vish me mua në Greqi. Do shkojmë bashkë me pushime në Greqi, në Santorini”, thotë ai duke qeshur.

https://youtu.be/6fTGdaB1E0A

Të fundit