Flash News

KRYESORE

‘Po grabitet një kazino’, telefonata që alarmoi policinë e Vlorës

Një telefonatë, e cila më pas ka rezultuar fals, ka alarmuar policinë e Vlorës. Telefonata se dy persona të armatosur po grabisin një kazino në lagjen “Lef Sallata” , ka rezultuar e pavërtetë.

“Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe është tentuar disa herë të kontaktohet me telefonuesin por telefoni rezultoi i fikur.Telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë”, sqaron policia.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll dhe kanë shoqëruar tre persona të cilët ishin pa kartë identiteti me vete, por pas verifikimeve të tre shtetasit janë lënë të lirë.

Të fundit