Flash News

KRYESORE

Po hetonte vrasjen e Ivanoviç, dhunohet keq gazetari serb

Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanoviçit është dhunuar rëndë në Beograd. Është vetë gazetati, i cili mes postimeve të tij të shumta ka publikuar dhe disa foto i përgjakur.

Në një ndër postimet ai shprehet se ndodhet i sigurtë jashtë Serbisë. Më tej Cvetkoviqi shkruan “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Cbetkoviçi më herët ka dhënë një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanoviçit.

Gazetarë të tjerë qe po e hetojnë vrasjen e Ivanoviçit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçin, ashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bënë pushteti atyre.

Kujtojmë që 10 ditë më aprë gazetari u rrëmbye nga persona ende të panjohura në vendlindjen e tij në Bellacërkë. Megjithatë, Cvetkoviqi duket i vendosur për të gjurmuar çështjen deri në fund.

Të fundit