Flash News

KRYESORE

'Po'-ja e Opozitës për Vetingun: Cilat janë dy goditjet e mëdha që merr Kryeministri Rama

'Po'-ja e Opozitës për Vetingun: Cilat janë dy goditjet

Pikat 9 dhe 10 të komunikimit të kreut të Opozitës me Ambasadorin Amerikan për Paketën e zgjidhjes së krizës 'McAllister Plus' detajojnë edhe negociatën për të shumëdiskutuarin 'veting'. Rama ngulmon prej më shumë se një viti se opozita nuk e do vetingun, se ka frikë prej Reformës në Drejtësi, dhe se pikërisht prej kësaj frike u fut në çadër. Me planin për të bojkotuar edhe zgjedhjet.

Këmbëngulja amerikane për Komisionet e Vetingut është futur edhe në Paketën McAllister Plus, të ripropozuar nga Brian Yee, dhe ambasadori Lu ka kërkuar garanci (shih pikën 9) për votimin e Vetingut pas marrëveshjes politike.

Opozita ka thënë: Po, do ta votojmë vetingun.

Por, ka qenë Rama që nga i ka thnëë 'Jo' Paketës e cila ka në përbërje, në pikën 15 të saj, ka edhe votimin e Komisioneve të Vetingut.

Me një lëvizje, Kryeministri e ka dëmtuar imazhin e vet dhe të qeverisë dy herë: Ka zbuluar planin se donte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, dhe nuk e donte zgjidhjen e krizës, por shpresonte se opozita do ta refuzonte deri në fund. Së dyti, ai ka hequr themelin e vetëm që do i mbante fushatën elektorale, pretendimin se Opozita është kundër reformës në drejtësi.

Pyetja është: Me cilin 'sukses' do të fushatojë tani z. Rama?!

Dy pikat ku detajohet komunikimi Basha-Lu per Vetingun:

9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.

10.  Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

Të fundit