Flash News

KRYESORE

‘Po ju përcjell urdhnin e Rams”, Zëvendësimi i burrave me gratë drejtoresha, a do t’ia heqë ‘njollën’ PS-së modeli ‘Senida Mesi’ në Shkodër? 

Mbledhja e gjatë e Kryesisë së PS dy ditë më parë, fill pas pushimeve, u shoqëruar me përplasje të forta dhe debate, ku në fokus të saj ishte çështja e Shkodrës.

Në mbledhje u diskutua jo vetëm zëvendësimi i Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen pasi PD e denoncoi me prova konkrete si ish i dënuar për trafik droge në Itali, por edhe nisma e re për të frenuar “pikën e derdhjes” siç e cilësoi ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, fenomenin e zyrtarëve me poste drejtuese në PS, me të shkuar kriminale.

Një ndër urdhrat e pazakontë nga kryeministri Edi Rama ishte zëvendësimi i drejtorëve burra me gra, këto të fundit si më të besuara dhe sipas studimeve, më pak të korruptuara se seksi i kundërt.

Një ditë pas urdhrit të prerë të kryesocialistit, dje nisën edhe dorëheqjet  e para në masë të drejtorëve në drejtoritë vendore të Shkodrës, me qëllim emërimin e grave në vend të tyre.

Funksionimi i këtij modeli ka dhënë vetëm një sinjal, pak ditë më parë. Modeli ‘ Senida Mesi’, e cila përçon me mjaft korrektësi urdhrat e shefit të qeverisë Edi Ram dhe kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekretari Përgjithshëm i Partisë z.Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia”, mësohet të ketë deklaruar Mesi në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PS-së në Shkodër, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak, nënkryetarëve dhe anëtarëve për këshill qarku.

Nga ana tjetër, Zëri i Amerikës i ka kushtuar vëmendje këtij urdhri, duke ngritur dyshimet mbi ‘nismën’ e re të socialistëve dhe besimin te gratë që deri tani nuk u është ndjerë zëri, apo të kenë patur influencë në zhvillimet rajonale.

“Modeli që socialistët kanë zgjedhur për përmirësimin e imazhit të tyre në Shkodër, të dëmtuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, është zëvendësimi i drejtorëve të drejtorive rajonale me gra dhe vajza. Nuk është e qartë nëse ky model do të funksionojë, pasi, edhe ato pak gra e vajza, që drejtojnë sot disa nga drejtoritë rajonale të këtij qarku, nuk është se u është dëgjuar zëri apo kanë patur ndikim të qartë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shkodrës’, thuhet ndër të tjera në shkrimin e VOA, që deri teni për Shkodrën kanë treguar se janë thjeshtë urdhër-zbatuese të shkëlqyera.

Të fundit