“Po kaloj një moment shumë të vështirë”, Fjolla përlotet në studio

Ditën e djeshme, në studion e “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja Fjolla Morina. Fjolla së fundmi ka treguar se nëna e saj po lufton me kancerin e gjirit dhe ka treguar shpesh herë se sa shumë ndikon kjo temë në gjendjen e saj emocionale.

Njëjtë ka ndodhur dhe dje, ku Fjolla nuk i mbajti dot lotët dhe tregoi se si po e përjeton këtë situatë në jetën e saj.

“Mamaja ime është gjithçka për mua. Kam përjetuar një periudhë të keqe tani që ajo ka qenë sëmurë. Shpresoj që të bëhet mirë. S’mundem ta mendoj jetën pa mamin. Ajo më ka rritur e vetme, babai im ka vdekur shumë i ri dhe ajo ka qenë edhe baba edhe nënë për mua. Unë jam shumë e lidhur me mamin dhe jam tip shumë i ndjeshëm. E çmoj shumë familjen dhe sidomos mamin, sepse jam nënë vetë. Por mami është duke u bërë mirë. I kam përballuar të gjitha vetë dhe prandaj ndihem kështu. Do Zoti të bëhet mirë”, tha këngëtarja.

Ndërsa mamaja e Fjollë i kishte përgatitur një mesazh që e emocionoi akoma më shumë këngëtaren.

“Fjolla të përshëndes shumë. Unë e di që ti mendon shumë dhe që je në gjendje të bësh ç’mos për mua. Unë jam falenderuese për çdo gjë që ke bërë ti për mua. Fjolla të dua. Të uroj jetë të gjatë, lumturi dhe suksese”, tha nëna e këngëtares.