All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Po kalonte rrugën, humbet jetën i riu i aksidentuar në Gjirin e Lalzit

Po kalonte rrugën, humbet jetën i riu i aksidentuar në Gjirin e
All - Paragraf - 1

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në Armath, në vendin e quajtur “Akullorja”,  ku 48-vjeçari me inicialet A.L., ka përplasur me makinë të riun me inicialet M.Ll,.

All - Paragraf - 3

Ai është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Manëz

Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”,  shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit