Flash News

KRYESORE

‘Po kapardisesh me lekët e popullit’, komenti që bëri Armina Mevlanin të reagojë

Armina Mevlani udhëton shpesh në vende të ndryshme të botës, ku në të shumtën e rasteve është për punë. Ajo është një blogure e famshme dhe shumë e ndjekur ndaj dhe brandet e ndryshme të veshjeve e ftojnë në sfilita.

Por shpesh herë kjo ngatërrohet nga shqiptarët të cilët mendojnë se ajo shkon atje me shpenzimet e veta personale. Këtë ajo është munduar shpesh ta shpjegojë por mesa duket akoma nuk i ka bindur ndjekësit e saj.

Tani ajo ndodhet ën Paris dhe një komentues i ka shkruajtur: “Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”

Dhe Armina i është kthyer:

“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”

Më pas komentuesi i kërkon ndjesë dhe Armina sërish i komenton duke i thënë sqë nuk mund të ja shpjegojë secilit.

Të fundit