Flash News

KRYESORE

Po kërkonte bagëtitë, bie nga 200 metra lartësi burri në Përmet

Po kërkonte bagëtitë, bie nga 200 metra lartësi burri

Një i moshuar ka rënë nga 200 metra lartësi në fshatin Delvinë të Përmetit pas mesnatës, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se rreth orës 00:30, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë shtetasi M.I., 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se i moshuari ka qënë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Të fundit