Po kulloste bagëtitë, sulmohet nga ariu bariu në Kukës

Një bari është plagosur, pasi u sulmua nga një ari në malin e Gjallicës në Kukës, ku po kulloste bagëtitë.

Sipas të dhënave të para nga policia, bariu Ekrem Onuzi 45 vjeç është plagosur në këmbë, kokë dhe shpatull, pas sulmit nga ariu në vendin e quajtur Sasat , në fshatin Nang.

Pas ngjarjes, policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes, kurse nga Tirana në ndihmë të të lënduarit është nisur edhe një helikopter, për shkak të terrenit të vështirë.