Flash News

KRYESORE

A po lind një dashuri e re mes Albës dhe Albit? Nako i kthen ‘reston’ balerinës

A po lind një dashuri mes Albi Nakos dhe Alba Hoxhes? Flirtim? Pelqim apo dashuri? Nuk e dimë por diçka po ndodh mes tyre.  Dhe kjo nuk është hera e parë kur Albi dashurohet me një balerinë. Herën e fundit që ndodhi kjo ai përfundoi duke u martuar me të, pavarësisht se tani janë divorcuar.

Alba tashmë është prezantuesja më e re e motit në Tv Klan dhe para disa ditësh ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku edhe rrëfeu se në fillim Albi e ka demoralizuar balerinen për të cilën nuk kishte pasur besim.

Por Albi ia ka kthyer “reston” shumë shpejt me një video që ka publikuar në Instagram dhe Facebook ku një prezantuese moti pëson një incident dhe rrëzohet.

“Kur të hipën vetja në qejf”, ka shkruar Albi krahas video-s dhe madje edhe vetë balerina ka komentuar “Unë jam kjo.”

Kaq ‘ngacmime’ të njëpasnjëshme diçka mund të thonë por koha do na e tregojë.

Të fundit