Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
“Po luftojmë ne për surratin tuaj”, flet Eva Alikaj pas fyerjeve gjatë protestës për teatrin: Ç’më tha gruaja e inatosur
Në protestën e zhvilluar dje përpara Kuvendit, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë dëgjuar fyerje për disa artistë të njohur, të cilët nuk kanë marrë në mbrojtje godinën.
Yllka Mujo dhe Eva Alikaj jo vetëm që nuk janë shprehur në favor të ruajtjes së teatrit, por në disa raste kanë mbështetur kryebashkiakun Erion Veliaj.
Para zhvillimit të protestës, një prej përfaqësuesve të Aleancës për teatrin është përplasur verbalisht me aktoren Eva Alikaj dhe Yllka Mujon.
Aktorja ka rrëfyer për ‘Panorama’ se është fyer nga një qytetare, e cila sipas saj kërkonte që aktorët të mbanin qëndrim.
“ Ishte një grua e inatosur dhe më tha: Po ju mi, pse nuk luftoni për teatrin. Po luftojmë ne, për të luajtur ju, për surratin tuaj”.
Sipas aktores, gjithsecili është i lirë të protestojë, por nuk është drejtë që të agresohen dhe të fyhen artistët.
“Sa kanë të drejtë ata të protestojnë, aq kemi ne të punojmë. Por, nuk mendoj se njerëzit duhet të jenë agresivë me artistët. Nëse është fjala për mbrojtjen e godinës, duhet të mbrohen edhe njerëzit, artistët. Nëse thua ‘për surratin tuaj artistëve’, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj”, u shpreh Eva Alikaj.