Po mblidhte qershia, humbet jetën 50-vjeçari në Maliq

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga qershia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq të Korçës.

Sipas informacioneve të policisë viktima është Agron Gjoni, i cili pavarësisht se u transportua në spital ndërsa ka nderruar jetë nga plaget e rënda.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja është aksidentale.