Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kur dëgjoja, sot në mëngjes herët, bisedat e regjistruara të Astrit Avdylajt me drejtues lokalë dhe qendrorë të Partisë Socialiste (Vangjush Dako nuk është vetëm kryebashkiak i qytetit të dytë më të madh në vend, por edhe anëtar Kryesie i PS), të shoqëruara me përkthime në gjermanisht dhe anglisht, duke mos mundur të shkëputem prej të qenit shqiptar, ndjeja keqardhje.
Siç kaplohesha edhe nga një ndjenjë rivendikimi, kënaqësie, të ligë ndoshta, (schadenfreude), ndoshta edhe të ligjshme sepse, si gazetar, në panelet e debatit në Top Story apo Real Story të Kol Ballës, apo në ndonjë studio tjetër, kam qenë në anën e denoncuesve të asaj që për mua ishte 'maskarada zgjedhore' që plagosi Shqipërinë, sidomos në vitin 2017 e këtej. Durrësi dhe Dibra si shembujt më ilustrues.
Kishte diçka që nuk shkonte logjikisht, me Dibrën për shembull, e cila varionte nga 300 vota diferencë, në favor të PS në zgjedhjet e 2017, në 13 fishim ose 4000 vota një vit më vonë, edhe pse zgjedhjet e parakohshme bëheshin në kurriz të një skandali korruptiv dhe seksual të të zgjedhurit socialist.
Ishim në rastin kur, edhe po të mos kishte përgjime dhe të dhëna faktike, dyshimi i arsyeshëm e thërriste në skenë nevojën e anonmalisë. Mendja kërkon shpagim për gjërat që nuk i përpunon dot në terma logjikë, apo jo?
Për t'u kthyer te keqardhja, rrobat e palara të Shqipërisë në telin e huaj që i përcillte në anglisht dhe gjermanisht njollat e 'vendit të shqipeve', ishin një siklet i madh. I cili vinte gjithashtu me një shpagim të tijin. Nëse iu kujtohet Milva Ekonomi, ish-ministre e Ekonomisë, do të mbani mend edhe një deklaratë të saj. Në përmbajtjen e së cilës ajo nuk përmbahej fare, duke e quajtur shefin e saj, kryeministrin e vendit, Edi Rama, si të vetmin brand (markë) ndërkombëtare të Shqipërisë.
Përgjimet, të cilat nuk e implikojnë direkt Edi Ramën, pavarësisht se emri i tij përmendet një herë dhe nënkuptohet disa, nuk duhet të gëzojnë asnjë shqiptar socilasit apo përkrahës të kryeministrit. Edhe nëse nuk del Rama, aty shfaqet sistemi i tij dhe Shqipëria e tij politike. Me gjithë të zezat. Me një konstruksion industrial të vjedhjes, shtrembërimit, manipulimit të votës dhe vullnetit të votuesve.
Nëse nuk del Rama, shfaqet aty, e pagabueshme si vdekja, babëzia dhe mungesa e taktit politik që shefi i Rilindjes ngriti në sistem për të shtënë në dorë Shqipërinë. Atë që e filloi në Veri, në bastionet demokrate, duke e eksperimentuar me sukses në Dibër dhe Lezhë, duke tentuar dhe dështuar në Shkodër, ai e zbriti edhe më poshtë në Shqipëri të Mesme. Krujën, Kavajën dhe Durrësin i mori duke përdorur ato teknika dhe ata njerëz, atë filozofi dhe atë babëzi që del qartë në përgjimet e Dosjes 339, e zbardhur sot në gazetën gjermane Bild.
Shqipëria ka humbur dyfish. Së brendshmi, sepse ka për të rikuperuar disavantazhin e thellë të shtrembërimit të filozofisë së zgjedhjeve, dhe së jashtmi sepse shtetarët e saj janë identifikuar si gangsterë. Njolla bie, e errët dhe e pafalshme, mbi shqiptarët dhe Shqipërinë.
Milva Ekonomit mund t'i japim të drejtë. Edi Rama është një brand ndërkombëtar. Pa pikë gëzimi ama, duhet të themi, jo një markë e së mirës, që mund të shitet si shembull apo si filozofi. Aq më pak në Gjermani, ku për marka mbajnë Konrad Adenauer, J.V. Gëte, Beethoven, Bekenbauer apo Mercedes Benz.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38