Flash News

KRYESORE

Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe humb jetën 28-vjeçari

Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe humb jetën

Një 28-vjçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik teksa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku 28-vjeçari ishte duke montuar një ashensor në një pallat i cili ishte në ndërtim e sipër.

I riu ka rënë nga lartësia teksa ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Informacion paraprak.

Më datë 30.11.2017, rreth orës 12:50, në lagjen Nr. 14, Shkozet shtetasi O. F.

28 vjeç, duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër ka rënë nga lartësia.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit