Flash News

KRYESORE

“Po na groposni për së gjalli”, nesër protestë në Durrësin e “pushtuar” nga plehrat

“Po na groposni për së gjalli”, nesër protestë

Situata skandaloze në Durrës ku plehrat kanë pushtuar qytetin bregdetar, ka ngjallur reagimin qytetar. Me thirrjen “Po na groposni për së gjalli”, banorë, intelektuale, te rinj e prindër, te mërkurën në orën 19:00 do të protestojnë tek sheshi i Bashkisë së Durrësit.

Kjo situatë katastrofike ndodh në nisje te një sezoni te vështire turistik, ku Durrësi, përveç dëmtimit nga tërmeti, i duhet te përballoje ndotjen mjedisore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë Durrës.

Për ketë shkak prej ditësh banoret janë revoltuar dhe kërkojnë zgjidhje urgjente për pastrimin e mbetjeve të cilat po shkatërrojnë imazhin e asaj cfare ka mbetur nga Durrësi turistik.

Mjeku Petro Vokopola ka mbështetur protestën e se mërkurës: “Të mërkurën të gjithë me plehra nëpër duar për ti hedhur në koshin e plehrave, aty ku dhe e kanë vendin, ne Bashkinë e Durrësit!!!”

Të fundit