Flash News

KRYESORE

A po ndryshon sërish linjë Top Channel? Dy intervista brenda tre ditësh me Ramën

A po ndryshon sërish linjë Top Channel? Dy intervista brenda tre

Pak muaj më parë, Top Channel vendosi, për herë të parë, ti dilte përballë Edi Ramës. Menjëherë në televizionin më të madh në vend nisën të transmetoheshin kronika që sulmonin fortë qeverisjen e kryeministrit Rama.

Për ta forcuar opozitën, Top Channel nisi të afronte edhe gazetarë të cilët njihen për qëndrimit e ashpra ndaj kreut të qeverisë ndërsa i gjithë ky ‘mobilizim’ u finalizua me zgjedhjen në krye të televizionit të Ben Blushit, katër vitet e fundit një ndër kritikët më të mëdhenj publik të Ramës.

Por dy intervistat e dhënë nga Edi Rama në Top Channel brenda tre ditëve ka ngritur pikëpyetje sërish sa i takon linjës editoriale. Në datën 17 shkurt, Rama ka dhënë një intervistë në Prishtinë për Top Channel, me drejtorin e komanduar të Informacionit, Endri Xhafo ndërkohë, mbrëmjen e sotme Top Channel ka njoftuar se në edicionin informativ të orës 19:30 do të transmetojë një tjetër intervistë me kreun e qeverisë këtë herë në Tiranë.

 

Të fundit