Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Javën e kaluar, në Tiranë, në një atmosferë të mrekullueshme letrare, u shënua 25 vjetori i kalimit në amshim të shkrimtarit Martin Camaj, me ç’rast u lexuan poezi dhe u fol për autorin dhe veprën e tij.
Kur mbaroi aktiviteti, një mik i imi, mu drejtua:”Po mirë, ne në Shqipëri nuk mund ta botonim Camajn, po pse ju në Kosovë nuk e botuat, meqë juve s’u ndalonte kush?”
Natyrisht, kjo pyetje më vuri në siklet të madh.
Me mikun tim biseduam për dy veprat e tij të para të botuara në Kosovë (1953-1954), për rëndësinë dhe influencën që ato patën në jetën letrare e kulturore të Kosovës, për ikjen dhe jetën e tij prej shtegtari nëpër vende të ndryshme, duke e kërkuar “qetësinë e humbun”, për vetmin dhe heshtjen që ia bënë sivëllezërit shkrimorë sa ishte gjallë.
Mirëpo, në esencë, pyetja ngeli pa përgjigje. Dhe ka një javë që më tundon.
Pastaj mendova me vete: njëmend pse nuk e botua Camaj në Kosovë, pas ikjes dhe ndalimit që i bëri Shqipëria zyrtare veprës së tij? Në fakt, përgjigjen për këtë duhet ta japin sivëllezërit e shkrimtarit, ata që e njihnin atë si krijues dhe intelektual, dhe që i njihnin vlerat e tij, për të cilat disa shkruan vetëm pas 90-tave, kur ra komunizmi në Shqipëri.
Gjithsesi, pyetja që mu drejtua nga miku im studiues e shkrimtar, meriton një trajtim të veçantë, duke mos u kufizuar vetëm te vepra e Camajt.
Së pari, të flasim hapur, pa pezmatim dhe tendosje: pati apo jo censurë letrare në Kosovë?
Pse u anatemuan shumë shkrimtarë shqiptarë?
Shkrimtarët e ndaluar në Shqipëri, a ishin njëmend të ndaluar edhe në Kosovë? Apo, heshtja dhe përjashtimi i tyre, (nga ana e shkrimtarëve dhe studiuesve të Kosovës), u bë në shenjë solidarizimi me sivëllezërit e tyre nga Shqipëria?
Këto pyetje dhe dilema, gjithsesi meritojnë një debat të hapur. Sidomos nga protagonistët e kohës, nga ata që mund të përkthenin e botonin shkrimtarë të huaj, “borgjez”, disidentë, dhe ndërkohë s’e botonin Fishtën, Koliqin, Kutelin, Konicën, Haxhiademin, Pipën, Camajn, dhe një sërë autorësh tjerë me vlerë të letërsisë shqipe, të cilët Shqipëria i shpalli armiq.
Dihet, Shqipëria komuniste, nëpërmjet deduksioneve socrealiste, për njeriun e ri, tentoi ta shkatërronte trashëgiminë letrare të figurave që konsideroheshin hale në sytë e regjimit. Pastaj ajo e instrumentalizoi artin në funksion të ideologjisë utopike, për krijimin e njeriut të ri socialist, të moralshëm e pa mëkate, ku partia kujdesej për moralin publik, dhe ku individi detyrohej t’i nënshtrohej kodit të përcaktuar të ideologjisë.
Mirëpo, në Kosovë, mësime dhe shtrëngime të ngjashme nuk pati. E meqë nuk pati metoda të tilla, shkrimtarët nuk burgoseshin pse shkruan vepra letrare, atëherë pse u heshtën shumë shkrimtarë shqiptarë?
Në fakt, kur përsiasim rreth këtyre temave, atëherë mund të themi se në Kosovë pati tip të vetë-censurës letrare. Së paku, premisat të çojnë në këtë drejtim.
Koha është që të bien maskat dhe të flitet hapur për këtë temë.
Dhe për fund, për mendimin tim, është neveritëse tendenca që çon krye herë pas herë në Kosovë, kur shkruhet dhe flitet rreth figurës së Ismail Kadaresë dhe veprën e tij. Ka shumë autorë nga Kosova, që e stigmatizojnë dhe akuzojnë rëndë Kadarenë, për gjoja flirte me komunizmin dhe socrealizmin, ndërkohë që njëjtit heshtnin ndaj shumë sivëllezërve të tyre shqiptarë që shpalleshin armiq, heshteshin, përbuzeshin dhe anatemoheshin.
Prandaj, pyetja nëse pati Kosova censurë letrare apo shkrimtarët bënë auto-censurë është aktuale dhe si e tillë nuk mund të shpërfillet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38