Po nëse përdorni në fillim balsamin dhe pastaj shampon?

Disa kanë flokë të shëndetshëm, disa të yndyrshëm, të tjerë të thatë e shumë prej të mbeturve të rralla. Nëse ke flokë të imët dhe ke nevojë për më shumë hidratim për të kuruar dëmtimet, mund të ndryshosh diçka në rutinën e larjes. Çfarë mund të ndodhe nëse do të ndërronim rendin e shampos dhe balsamit?

Siç ka rezultuar, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i pasur flokët të hidratuar dhe pa u shkaktuar atyre dëme të tjera. “Balsami i ushqen dhe i hidraton flokët, por njëkohësisht i bën edhe më të rëndë”,- thotë Philip B, një prej emrave të njohur mes personazheve të famshëm të flokëve dhe ekspert për skalpin.

“Nëse i lan flokët me shampo pasi ke përdorur balsamin, do të largosh nga flokët çdo lloj papastërtie dhe yndyre që lë balsami pas përdorimit. Flokët e pastër janë flokë me volum,”- thotë ai.

Kjo teknikë njihet edhe si ‘larja e kundërt’ dhe ka gjasa të ndryshojë mënyrën se si i lan flokët.
Edhe nëse nuk ke flokë që shkëlqejnë, është një teknikë shumë e mirë për ta provuar me balsamin që përdor çdo ditë, për të mos përmendur formulat masive që rekomandojnë përdorimin një herë në javë.