Flash News

KRYESORE

Po nëse zgjedhjet bëhen nesër? Basha flet me sondazhe: PD e para!

Po nëse zgjedhjet bëhen nesër? Basha flet me sondazhe: PD e para!

Në një intervistë për gazetën Mapo, kryedemokrati Lulzim Basha duke folur për zgjedhje të parakohshme tha se sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend.

Ai u shpreh se po bëhet ç’është e mundur që edhe elektorati i pavendosur të votojë PD.

Pyetje: Nëse pra zgjedhjet bëhen nesër, sa deputetë merr Partia Demokratike?

“Partia Demokratike do të fitojë shumicën e duhur që do t’i mundësojnë qeverisjen e vendit. Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë te CDU dhe në konsultim të gjerë qytetar.

Kemi gati platformën antimafia dhe antikorrupsion, me të cilën, çdokush që ka futur duart në pasurinë publike do t’ua ktheje mbrapsht qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Unë jam i vendosur të çoj përpara misionin tim për t’u dhënë shqiptarëve në qeverisje, modelin europian që meritojnë”-tha Basha.

Pardje kryedemokrati surprizoi me një videomesazh në Facebook që ngjasonte edhe si një spot elektoral.

‘Shqipëria ime! Ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke. Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme’-thoshte lideri demokrat në përfundim të videos.

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme, pas vendimit negativ të samitit të BE për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Lideri demokrat akuzon kryeministrin Rama si përgjegjës të vetëm për këtë vendim.

Të fundit