Flash News

KRYESORE

Po ngiste makinën në gjendje të dehur, arrestohet prezantuesi

Prezantuesi televiziv Ant McPartlin, i cili ka drejtuar shfaqjen  "Britain's Got Talent", është arrestuar pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur, ndërkohë që u përfshi një një aksident me tre automjete të tjera në Londër.

Sipas “BBC”, ai u shoqërua në komisariat për t'u marrë në pyetje.

Ndërkohë policia dhe ambulance u ndodhën në vendngjarje dhe  për fat të mirë të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ant McPartlin ka drejtuar disa shfaqje televizive me Declan Donnelly, duke përfshirë shfaqje me famë si: "Britain's Got Talent", "I'm A Celebrity" dhe "Ant and Dec's Saturday Night Takeaway".

Të fundit