Flash News

KRYESORE

Po pastronte armën, burri plagos gruan

Po pastronte armën, burri plagos gruan

Një 50-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armën e gjahut bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit ku 50-vjeçari P.Bregu ishte duke pastruar armën në momentin që plagosi bashkëshorten e tij, L. Bregu, 39 vjeçe.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut. Shtetasja L.B, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”, njofton policia e Korçës.

Të fundit