Flash News

KRYESORE

Po pastronte armën e shërbimit, vetëplagoset polici në Vlorë

Po pastronte armën e shërbimit, vetëplagoset polici në

Mbrëmjen e të premtes, një punonjës i Policisë Shkencore në Vlorë është vetëplagosur. Sipas një njoftimi të bërë nga uniformat Blu të Vlorës, shtetasi me inicialet A.Sh., me detyrë laborant në Sektorin e Policisë Shkencore është vetëplagosur duke pastruar armën e shërbimit.

“Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e  pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën”, thuhet në njoftim.

Pas plagosjes, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se do t`i nënshtrohet një operacioni për të hequr predhën e plumbit që u vetëplagos.

Të fundit