Flash News

KRYESORE

Po përballen me Covid, Anglia do të shpërblejë stafet mjekësore me ‘pensione’ speciale

Po përballen me Covid, Anglia do të shpërblejë stafet

Britania duket se do të ndryshojë filozofi për përkujdesjen ndaj sistemit shëndetësor pas pëndemisë së koronavirusi. Një pagesë deri në 60 mijë paund do të shkojë për familjet e 82 mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën nga koronavirusi, ndërsa po mendohet dhe një skemë për sigurimin e jetës për personelin që ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj virusit.

"Ata i kanë kushtuar jetën e tyre duke u kujdesur për të tjerët, dhe unë kam një sens të thellë personal të detyrës që ne duhet të kujdesemi për të dashurit e tyre", tha një zyrtar i qeverisë britanike.

Mbretëria e Bashkuar duket në rrugën e duhur pasi do të testojë deri në 100 njerëz në ditë deri në fund të muajit. Ndërkohë, Kryeministri Boris Johnson kërkon të dyfishojë këtë numër deri në 250 mijë persona.

Të fundit