“Po përdoren si mish për top”, Lleshaj ashpërson tonet: Do shkrijmë policitë bashkiake

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi se do të shkrijë policitë bashkiake, pas tensioneve që ndodhën në KZAZ-të në vend.

Duke quajtur dhunes qytatarët që kërkuan lirimin e KZAZ-ve Lleshaj shtoi se policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Policia e shtetit po provokohet në mënyrë të organizuar dhe do të përgjigjet deri në fund. Individë të verbuar dhe punonjës të policisë bashkiake po gabojnë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publikë mos marrin barrën ligjore, për llogari të një grushti njerëzish që duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do të marrë masa.

Askush nuk do tolerohet, kjo mund të jetë pak por edhe shumë e sigurt. Ju përcjell shqiptarëve se kjo sjellje e turpshme sdo të cënojë rendin e sigurinë. Policia e shtetit nuk do të cënojë asnjë milimetër për ligjin. U bëj apel prokurorëve se po shkelet ligji.  Ky është një moment kritik i ligjit me antiligjin”, tha Lleshaj.