Flash News

KRYESORE

"Po përdornim një lloj sapuni", helmohen 11 nxënës në Bulqizë

"Po përdornim një lloj sapuni", helmohen 11 nxënës

11 nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital pasi janë helmuar.

News 24 raporton se nxënësit në orën mësimore të laboratorit kanë përdorur një lëndë kimike të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

"Po përdornim një lloj sapuni në orën e vizatimit, kur filluam të kishim të vjella dhe marrje mendësh", u shpreh një nxënës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë. Ata kanë patur të vjella dhe marrje mendësh.

Të fundit