Flash News

KRYESORE

“Po përgatisja dhuratat e Vitit të Ri kur më njoftuan për vdekjen e djalit”- deputetja tregon momentin e dhimbshëm

“Po përgatisja dhuratat e Vitit të Ri kur më njoftuan

Deputetja e Lushnjes , Tatiana Nurçe, ka folur në emisionin “Rudina” në Tv Klan në lidhje me humbjen e djalit të saj Tonit.

Nurçe shprehet se ai ishte momenti i dytë me i vështirë pasi më herët  ajo humbi të vëllain Isufin.

Nurçe  tha se kur mori vesh lajmin e hidhur ishte duke përgatitur dhuratat e Vitit të Ri për njerëzit e saj të afërt dhe se është njoftuar përmes një mesazhi në telefon për humbjen tragjike të Tonit.

“Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje. Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duket se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi. Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz. Tani fatkeqësisht do t’i shoh nga larg”.

Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur, po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës”. Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por, kështu ishte shkruar.

 

Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë, më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse t’i do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”, tha Nurçe.

 29-vjeçari Elton Piro udhëtonte me makinë kur u aksidentua për vdekje në autostradën Fier – Lushnjë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor të 2015 -ës.

Të fundit