Flash News

KRYESORE

"Po përgatitemi për çdo situatë", Ahmetaj: Paga e tretë e luftës, brenda 15 qershorit

"Po përgatitemi për çdo situatë", Ahmetaj: Paga

Rreth 179 mijë persona do të jenë përfitues nga paketa e dytë e ndihmës për periudhën e pandemisë. Kështu ka deklaruar Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një interviste për “News 24”. Ahmetaj po ashtu bëri me dije se personave të cilët kanë mbetur të papunë për shkak të pandemisë do t’ju jepet një ndihmë prej 260 mijë lekësh edhe për muajin qershor.

“Shqipëria ka zgjedhur një qasje ku ka mbështetur të papunët që janë goditur më rëndë nga Covid-19. Ka dy paketa të rëndësishme që injektojnë ndihmë direkt tek qytetarët. Është dhënë 260 mijë lekëshi i dytë dhe do jepet edhe një 260 mijë lekësh në qershor. Kemi ndryshuar periudhën kohore për ata që kanë dalë të papunë. Do jepet 40 mijë lekë të reja për ata që janë larguar nga puna nga 17 marsi 2020 deri 17 prill 2020. Kemi zgjeruar gamën kohore, duke përfituar 30 mijë gati qytetarë. Ne kalojmë pagën menjëherë tek njerëzit dhe jo tek pronarët. Me këtë përfitojnë rreth 50 mijë familje. Shkon numri i përfituesve të dytë në 179  mijë persona. Do cojmë përfitimet në bazë të të dhënave që kemi nga Tatimet”, tha Ahmetaj.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj theksoi se paga e tretë e luftës do të jepet brenda datës 15 qershor.

“Kemi të gjitha shpresat bazuar në fakte se ekonomia shqiptare do të ringrihet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Shqipëria po përgatitet për cdo situatë. Përqendrimi i të ardhurave drejt përmirësimit. Në rast se nuk ka aplikim nga ata që kanë nevojë, administrata tatimore do të bëjë aplikimin. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për aplikim. Nëse qytetarët është përfitues i kalohet menjëherë në llogari bankare 40 mijë lekë të reja. Pagat do të merren që nesër. Paga e tretë do të hidhet në mes të qershorit. Paga e tretë do të merret brenda 15 qershorit”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit