Flash News

KRYESORE

“Po përsëritet skenari i vitit të kaluar, kurthi që po kurdis Plarent Ndreca për Maturën Shtetërore”

“Po përsëritet skenari i vitit të kaluar, kurthi që po

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim. Përmes rrjeteve sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e ‘maturantit dixhital’ përmes të cilit tregon kurthin që po përgatit Plarent Ndreca për Maturën Shtetërore.

Sipas ‘maturantit dixhital’ sot janë hapur aplikimet për të plotësuar formularin dhe kanë vetëm një ditë afat. Po ashtu të dhënat për formulat e llogaritjes dhe listat e pikëve të fituesve të mëparshëm që çdo vit kanë qenë në internet këtë vit nuk rezultojnë, ndërkohë që institucionet sipas tij nuk kthejnë përgjigje.

Statusi i plotë i Berishës:

Maturanti dixhital jep alarmin!

Po perseritet skenari i vitit te kaluar!

Lexojen kurthi qe Plarent Ndreca ju kurdis. sb

"Pershendetje nga une, viktime e sistemit te deshtuar arsimor,

I nderuar Z.Ish Kryeminister,

Jam maturant dhe sot jane hapur aplikimet per te plotesuar formularet per universitete. Kemi afat deri neser per ti derguar. Kam gjithe diten qe mundohem te gjej listat me fituesit e fundit te matures 2016 por eshte e pamundur. Kam derguar email-e ne ministrine e arsimit , te Akp, ne universitete dhe 2 prej tyre qe moren mundimin te me kthenin me thane qe nuk kane informacion.

Me fal tani ku mund te drejtohem tjeter? Cdo vit te dhenat kane qene ne internet si formulat e llogaritjes se pikeve dhe listat e fituesve te meparshem , si duket korrupsioni nuk po ulet ashtu sic shitet neper media por rritet duke shkaterruar te ardhmen e te rinjve shqiptare,qe i shtyn te braktisin vendin, perfshire ketu dhe mua.

Ashtu si matura vjetshme qe deshtoi totalisht , i njejti fat na pret edhe kete vit.

Suksese te gjithe maturanteve."

Të fundit