Flash News

KRYESORE

“Po pres të kthehet siç e kam njohur”, kritika e radhës për Luana Vjollcën vjen nga mikesha e saj

Në kohën kur Luana Vjollca u largua nga “Fiks Fare si velina brune në atë kohë, u zëvëndësua nga moderatorja e sportit Bora Zemani. Sot në ‘PopCulture’ Bora ka treguar se ata dilnin shpesh më parë dhe kan qenë mikesha shumë të mira por këto dalje kanë filluar të rrallohen, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve personale të dy moderatoreve. Bora ka treguar që edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen e rifillojnë bisedën ku e kanë lënë. Kur është pyetur nga Dojna se çfarë nuk pelqen tek moderatorja seksi Bora është përgjigjur: “Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur.” Ndërkohë ka veçuar edhe një tipar shumë pozitiv të Luanës. “Sinqeriteti. Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë.”
 

👭

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Të fundit