Flash News

KRYESORE

Po priste dru në mal, vdes 54-vjeçari në Delvinë

Po priste dru në mal, vdes 54-vjeçari në Delvinë

Një 54 vjeçar ka ndërruar jetën ditën e djeshme në Delvinë pasi u rrëzua aksidentalisht duke prerë dru në mal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalas, në vendin e quajtur Rojishte, e ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës “Për vdekje aksidentale.”

“Më datë 25.08.2018, në fshatin Kalas, Delvine, në vendin e quajtur “Rojishte”, shtetasi E.C., vjeç 54, duke prerë dru në mal, aksidentalisht është rrëzuar e ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për vdekje aksidentale”, njofton Policia.

Të fundit