Flash News

NDËRKOMBËTARE

Po pse moj Beatrix u ndave nga i dashuri kur qan kaq shumë për të?

Beatrix Ramosaj është emocionuar sërish teksa flet për ndarjen nga Ervi. Në një intervistë për IN Tv Ramosaj e ka cilësuar lidhjen me ish të dashurin e saj si një nga periudhat më të bukura të jetës saj.  Edhe pse Beatrix ka deklaruar se çdo gjë ka përfunduar mes saj dhe Ervit dhe nuk ka më kthim prapa, ajo sërish emocionohet sa herë flitet për të. Kur Arjola e pyet nëse Beatrix është zhgënjyer që historia nuk pati fundin e lumtur që dëshironte, këngëtares iu mbushen sytë me lot.

 “Duke qenë se ka qenë dashuria ime e parë,” tha ajo ndërsa sytë iu mbushën me lot, “Më falni, se emocionohem kur flas për dashurinë. Jam rritur me shumë dashuri dhe i kam përjetuar gjithmonë këto filmat me princesha...,” dhe pasi emocionohet përsëri, kërkon që të ndërrojnë temë.

 “Për mua ishte hera e parë, ndaj kisha shumë dëshirë ta përjetoja bashkë me publikun. Ishte diçka që erdhi natyrshëm. Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra. Nuk pendohem fare. Kam kujtime shumë të bukura, ajo performancë do të mbetet tërë jetën.”

Dhe në fund Beatrix thotë se lidhja e saj me Ervin nuk ka më kthim. “Jo, nuk ka më kthim. Është diçka që ka mbaruar, nuk kthehet më. Besojse kjo do të jetë hera e fundit që do ta diskutoj më nëpër intervista sepse është diskutuar shumë. Është diçka personale e imja.”

Të fundit