Flash News

KRYESORE

Po pushonte në Dhërmi, ndërron jetë gjatë rrugës për Tiranë 59-vjeçari

Po pushonte në Dhërmi, ndërron jetë gjatë rrugës

Një burrë, i cili kishte shkuar me pushime në Dhërmi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme për shkak të një infarkti në zemër.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit rajonal, e cila thotë se burri ishte nisur me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka pësuar atak kardiak që i ka marrë edhe jetën.

“Më datë 19.07.2018, në Dhërmi, shtetasi D.H., vjeç 59, banues në Durrës, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë Vlorë.

Të fundit