Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Po qëllohen me armë biznesmenë”; cilit rast iu referua sot në konferencë Lulzim Basha?
“Prej bashkëqeverisjes së Edi Ramës, me krimin, sot Shqipëria nuk ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata. Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen me armë biznesmenë, dhunohen, përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre.”
Kjo ishte një pjesë e deklaratës së bërë sot nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili doli në konferencë për të dënuar sulmin me armë ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.
Basha foli për biznesmenë që qëllohen me armë, por nuk u ndal më gjatë në këtë çështje apo të fliste për ndonjë rast konkret.
Gjatë muajve të fundit në media është raportuar për disa raste plagosjesh të biznesmenëve të ndryshëm, por sipas policisë, konfliktet kanë ndodhur për shkak të konflikteve të çastit. Rasti më i rëndë ishte atentati ndaj Memli Begallës, në shkurt të 2018-ës, në Tiranë, ku biznesmeni mbeti i vdekur.
Ndërkohë, në redaksitë e mediave në Tiranë qarkullon prej gati një muaji pretendimi se një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend i ka shpëtuar vetëm me një plagosje një atentati të mirëorganizuar në një prej zonave më të frekuentura të kryeqytetit. Gjithsesi, asnjë media dhe asnjë gazetar nuk ka publikuar diçka konkrete për këtë rast.