Flash News

KRYESORE

Po realizonin intervistën me Iniestën, plagosen 11 persona në Katalonjë

Po realizonin intervistën me Iniestën, plagosen 11 persona në

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur në Katalonjë, teksa po ndihmonin në realizimin e një interviste me futbollistin Andres Iniesta, për emisionin spanjoll “Chester”.

Drejtuesit e emisionit kishin planifikuar që intervistën ta realizonin në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit, ku mesfushori do të fliste rreth karrierës së tij dhe të ardhmes larg katalanasve.

Kështu  ata e kanë parë të arsyeshme improvizimin e një tribune spektatorësh, e cila faktkeqësisht pak para se të fillonte intervista nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.

Si pasojë e këtij incidenti, 11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë.

Ndërkohë regjistrimet e emisionit janë anuluar dhe të plagosurit janë dërguar në spital.

https://twitter.com/realtare/status/996347181220102145

Të fundit