Flash News

KRYESORE

Po Saimir Tahiri a do të flas nesër në Kuvend?

Po Saimir Tahiri a do të flas nesër në Kuvend?

Nesër do të mblidhet Kuvendi në një prej seancave më të gjata. Në rend të ditës është diskutimi nen për nen i projektligjit të buxhetit për vitin 2018 dhe më pas votimi i tij.

Kjo seancë cilësohet si maratonë dhe është ndër të rrallat seanca ku të gjithë deputetët regjistrojnë emrin e tyre për të folur në foltore.

Këtë mundësi e ka edhe Samir Tahiri. Nuk dihet fillimisht nëse Tahiri do të jetë ose jo i pranishëm në seancë. Herën e fundit ai është shfaqur në Kuvend ditën kur mazhoranca refuzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Nuk përjashtohet mundësia që Tahiri jo vetëm të jetë i pranishëm por të mbaj edhe fjalën e tij sa i takon buxhetit të hartuar nga qeveria për vitin e ardhshëm. Megjithatë të gjitha këto pikëpyetje do të marrin përgjigje ditën e nesërme.

Të fundit