Flash News

KRYESORE

Po Saimir Tahiri nga po e ndjek protestën e opozitës?

Skandali ku është përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është një nga arsyet madhore pse qytetarët kanë dalë sot në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

I vendosur prej muajsh nën hetim për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, Tahiri është zhdukur nga mediat dhe aktivitetet politike, si dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Prandaj pyetja që meriton një përgjigje është se nga do e ndjekë Saimir Tahiri protestën e sotme? Kjo foto është bërë në 2014-ën, kur në tarracën e Kryeministrisë kishte hipur Tahiri, i cili ishte në kulmin e fuqisë së tij politike, dhe PD po zhvillonte protestat e para me kryetar Lulzim Bashën. Në atë periudhë, sapo kishin nisur akuzat e opozitës për mbushjen e vendit me drogë dhe përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, por mazhoranca e Edi Ramës i konsideronte ato si qesharake.

Të tjera nga protesta

‘AA 003 GB’ niset nga Vlora për në Tiranë, qytetarët gati për protestën

Skandali i Veliajt, Ardit Gjoklajn nuk e pranon as në foto, dërgon policët ta largojnë nga sheshi

Detajet/ Zbulohet roli i aktivistit të Partisë Socialiste në protestën e opozitës

Lulzim Basha në selinë blu, qytetarët e presin me entuziazëm dhe kërkojnë foto

Xhafaj e ndjek protestën nga zyra: Nuk e lexuat komunikatën?

Të fundit