Flash News

KRYESORE

“Po shitet territori i Shqipërisë, komisionieri Hahn zbuloi tradhtinë e Ramës”

“Po shitet territori i  Shqipërisë, komisionieri Hahn zbuloi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me homologun grek, Tsipras në Londër, ku thekson se ka një plan për shitjen e territorit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ristrukturimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, është një plan që tashmë njihet nga të gjithë dhe këtë gjë e ka pranuar edhe komisioneri Johannes hahn.

Ish-kreu i qeverisë u ka bërë thirrje shqiptarëve që të largojnë sa më parë Edi Ramën. "Sot më shumë se kurrë unë u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi dhe të flakim me urgjencë nga pushteti Jorgo Zografin e dytë dhe klikën e tij tradhëtare!", përfundon Berisha.

Ndryshim të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, zëdhënësi i Komisionerit Hahn sqaron deklaratën

Statusi i plotë:

Komisioneri Hahn heq petet e lakrorit te tradhetise kombetare te Jorgo Zografit te dyte! Ne Chatham House ai flet per ristrukturim kufijsh midis Shqiperise dhe Greqise!

Te dashur miq, Komisioneri Hahn duke folur dje ne Londer ne Konferencen “Pertej Berlinit” organizuar ne Instituti Mbreteror i Marredhenieve Nderkombetare, “Chatham House”, nder te tjera ka deklaruar: “Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët.

Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Pra edhe nje burim tjeter krejt i pavarur informon se negociatat e Jorgo Zografit te dyte me patronet e tij te rinj, qe e mbajne peng me dosjen Balili, jane per ristrukturime, pra ndryshime te kufijve ekzistues çka verteton edhe njehere deklaraten e ministrit te mbrojtjes te Republikes Helenike, Kamenos, se me marreveshjen e re me Shqiperine do te zmadhohet atdheu yne i dashur, Greqia!

Te dashur miq, kjo deklarate e nje personaliteti te larte politik te Brukselit deshmon edhe nje here se Jorgo Zografi i dyte me Ditziun e tij kane vendosur coptimin e ri, i dyti qe nga viti 2013 te trojeve shqiptare, per te ruajtur me çdo çmim karrigen dhe pushtetin e tyre te bazuar ne nje akt tradhetie te larte kombetare te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar.

Sot me shume se kurre une u bej thirrje shqiptarve te ngrihemi dhe te flakim me urgjence nga pushteti Jorgo Zografin e dyte dhe kliken e tij tradhetare! sb

Të fundit