Flash News

KRYESORE

“Po shkatërrojnë memorien e Spaçit, janë të etur vetëm për para”, Lubonja flet për fabrikën e bakrit

“Po shkatërrojnë memorien e Spaçit, janë të

Analisti  i njohur Fatos Lubonja ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24  ku ka folur në lidhje me fabrikën e bakrit e cila do ndërtohet në Spaç.

Lubonja argumentontoi se e gjithë zona e Spaçit, përfshirë këtu edhe territorin ku po ndërtohet fabrika, përbëjnë një pjesë të veçantë të së kaluarës  jo vetëm për ata që kanë vuajtur dënim aty, por për të gjithë shqiptarët.

Lubonja u shpreh se në këtë vend vetëm paraja është me rëndësi, dhe se është kërkuar në Ministrinë e Kulturës që zona e shpallur në mbrojtje të zgjerohej, kërkesë e cila nuk u mor parasysh.

“Të ndërtosh një fabrikë të bardhë që është sa dy-tre fishi i atyre ndërtesave është një dhunë kriminale ndaj kësaj memorie. Është si të shkosh në Aushvic dhe meqenëse ka një terren të lirë të ndërtosh një fabrikë. Kjo minierë është dhënë herët me koncesion. Iu është dhënë sikur ajo të ishte miniera nga e cila do pasuroheshin. Nga një vend vuajtje, duhet të ishte vend memorie, para 2-3 ditësh u kujtua holokausti, këtu shkatërrohet kujtesa. Pse, sepse aty paska ca bakër. Vetëm paraja ka rëndësi në këtë vend dhe pastaj krimi. Rama ka kaluar aty dhe paturpësisht nuk e ka kthyer as kokën. Këtë mikun e Erdoganit e kemi thirrur dhe ka ardhur. Është ndërtuar atje ku ishte vend mundimi…Është zona e dytë, ku është bërë vuajtja më e madhe sepse ishte zonë me temperatura të larta. Ky turku, ky mashtruesi na tha se do e ngrinte pas kodrës dhe e bëri me dhunë kështu dhe me mbështetje kryeministrore, se duket. Vjen ai dhe nuk i intereson dhe pastaj bën shoë gjoja për të burgosurit politik. Ky është realiteti shqiptar që duhet denoncuar fort”, tha Lubonja.

 Analisti u deklaroi se zona me më shumë rëndërsi është pikërisht ajo në të cilën është ndërtuar fabrika dhe jo thjesht godina.

“Ka qenë e rrethuar me tela me gjemba, është zona e dytë. Nuk është kryesore godina, por gjithë zona, gjithë peizazhi i rrethuar me tela me gjemba. Ishte një kujtesë që nuk duhej prekur dhe miniera vetë. Ne e kemin ngritur zërin dhe kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës që zona që është quajtur zonë e mbrojtur të zgjerohet. Ky shkoi dhe prishi pallatin e Lulzim Bashës… Kishte më shumë rëndësi ajo pjesë bregdet se ai vend ku kanë vuajtur shqiptarët, ajo copë kujtesë? Është një masakër e vërtetë ndaj kujtesës. Aty duhet të shkonin me shkolla për të parë se çfarë ka ndodhur, për të kujtuar. Shteti nuk investon ose pritet ndonjë PPP. Ose t’i thuhet këtij turkut bëj dhe ndonjë restorant, e na rregullo çik edhe këto muret. Është një sistem korrupsioni që ka përdorur Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet”, tha Lubonja.

 

 

 

Të fundit