Flash News

KRYESORE

Po shkoni në një intervistë pune? Ja si duhet t’i përgjigjeni pyetjes “Më trego diçka për veten”...

Po shkoni në një intervistë pune? Ja si duhet t’i

Është e pashmangshme pyetja “Më trego diçka për veten tënde” kur jeni në një intervistë pune. Në dukje është një pyetje e thjeshtë sëcilës ju i përgjigjeni me gjithçka që iu vjen në mendje rreth vetes dhe eksperiencave tuaja.

Me një pyetje të tillë është përballur shumë herë dhe Jessica Pointing, e cila është studente e Harvard-it. Ajo thotë se ka qenë ndër pyetjet më të zakonshme në intervistat që i ka pasur për kompani teknologjike apo konsulence, të cilat kishin rezultuar në oferta nga Google, Apple, Facebook, Microsoft, Bain apo Goldman Sachs.

Ajo tregon mënyrën më të mirë dhe koncize të të përgjigjurit kësaj pyetje gjatë një interviste pune.

-Filloni me një prezantim të shkurtër i cili përfshin emrin, shkollimin apo atë çfarë jeni duke studiuar. P.sh., ajo fillon përgjigjen kështu: “Unë jam Jessica Pointing. Studioj fizikë dhe shkenca kompjuterike në Harvard”.

-Përmendni disa nga gjërat më të rëndësishme të CV-së suaj. Mos përmendni gjëra të tepërta, vetëm disa arritje për të cilat jeni krenar.

-Shkurtimisht flisni për arsyen se përse dëshironi të punoni për kompaninë në fjalë. Tregoni arsye specifike për pozitën në të cilën aplikoni, dhe sigurohuni t’ua tregoni aftësitë që i keni për atë pozitë. 

Të fundit