All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Po shkonte për të votuar, aksidentohet ish-presidenti serb

Po shkonte për të votuar, aksidentohet ish-presidenti serb
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti i serb, Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident rrugor këtë të dielë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në Lapovë, ndërkohë që ish-presidenti po iu drejtohej ambienteve të qendrës së votimit, për të shprehur vullnetin e tij politik.

All - Paragraf - 3

Mediat serbe bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte Nikoliç është goditur nga një automjet i Ministrisë së Brendshme, ndërsa nga aksidenti nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm materiale. Në një pernoncim pas aksidentit, Nikoliç u shpreh se aksidenti nuk ishte asgjë serioze.

Kujtojmë se, Serbia zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet lokale dhe presidenciale, në të për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.(lexo këtu)

Të fundit