Flash News

KRYESORE

Po shkonte të merrte nusen, aksidentohet për vdekje dhëndri dhe familjarët

Ferhat Çarboga është i riu i cili po udhëtonte me familjen e tij drejt qytetit të nuses, por jë aksident fatal në Kirsehir të Turqisë i mori jetën atij, mamasë dhe xhaxhait.

Mediat turke raportojnë se familja e Ferhat Çarboga po udhëtonte nga Bursa në Kayseri, ku edhe do të merrte vajzën me të cilën do të lidhte kurorë.

Por gjatë rrugës, makina u përplas me shpejtësi nga një minibus që vinte nga përballë.  Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, dhëndri Ferhat Çarboga, e ëma Medina dhe xhaxhai Esref Çarboga humbën jetën si pasojë e plagëve të marra. Të plagosur kanë mbetur dy familjarë të tjerë. Ata jënë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit