Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Artan Fuga
U desh të na vinte coronavirusi që të kuptohet, ndonëse jo akoma aq mirë nga disa, se qytetari në një shoqëri është i pari, është guri i themelit dhe maja e çatisë të banesës sonë të përbashkët!
Nuk e di nëse e ka kuptuar apo jo qytetari këtë gjë. Kur sociologët e mëdhenj zbuluan se cdo gjë që ndodh në natyrë, madje edhe vdekja, varen nga rrethanat shoqërore në një masë të madhe, atë kohë, nja njëqind vite më parë, të gjithë u habitën. Kurse ka akoma ca kokëgdhë sot te ne që ende nuk e kanë marrë vesh këtë. Nê vend të hapin sytë bëjnë fejtone bajate!
Injorantë!
Njeriu, qytetari, banori, ai njeriu atje që shpesh herë burokrati nuk ja ve veshin, që politikani e do thjesht sa për t'i dhënë votën, propagandisti e gënjen apo kujton se e rren disaherë në ditë, ai me modestinë e vet, me hallin e vet, ka në dorë shtetin, pushtetin, kryeministrinë, opozitat, presidencën, bankat, fasonët, kundrafasonët, gjithçka, madje edhe jetët e atyre që e mbajnë hundën përpjetë, edhe falimentimin ose jo të hapësirave tregtare.
Bëj teste sa të duash, manipuloi si të duash të dhënat, financo sa të duash biznesin, hidhu përpjetë po deshe, bëj ligje për varje në litar për të infektuarit, nuk vlen asgjë nëse nuk do qytetari, nuk do Meti, Coni, Kristua, Maliqi, Beni, Mrika, Vasili, Zotua, me një fjalë nuk do njeriu.
E ka zënë burokracinë, politikën, ekonominë në çark qytetari!
Pse?
Ja ua them unë!
E para u pa qartë se virusi nuk ikte vetë! Pikë. Menduam se duke u mbyllur vetë në shtëpi aty nga mesi i prillit, me pranverën do ikte! Ca të mençur - idiotë përpunuan edhe kurba matematikore që parashikoni edhe orën e ikjes të kokrrës së fundit të virusit.
Kokrra e gomarit!
Kujtojnë se mund të matematizohet kollaj e gjalla, mund të fizicizohen proceset sociale. O pika që nuk u bie thuaj! Historira të zgjidhura nga të mënçurit qysh para Luftës së Parë Botërore. Bëni kurba bëni! Ju bëfshim kurban kurbave!
Prandaj meqë nuk iku, ose do të vdisnim për bukë, ose duhej të dilnim jo në ajrosje, por të niste puna e tregtia!
Por në punë do të shkojë njeriu, puntori, qytetari! Nëse ai nuk merr në sy rrezikun dhe të bëjë heroin, puna nuk fillon dot! Jepi sa të duash huara dhe fonde bizneseve! Duhet të pranojë njeriu! Ai mund të thotë : Nuk dua të punoj dhe nuk ka fitim, nuk ka mbledhje taksash, nuk ka tendera, nuk ka lluks, nuk ka mitingje! Të gjithë përtokë. Nga një thes bosh në kokë dhe shtrihemi për të fjetur te ura e Lanës, aty ku çilimiu çokollatë Berat pshurr dy herë në ditë!
Duhet heroizmi i qytetarit që të shkojë me kokën në torbë në punë!
Mirëpo edhe kur shkon në punë, madhështori njeri, ai njeriu i vockël që ca kokërruar e përçmojnë, duhet të lajë duart, duhet të mbajë higjenë të lartë, duhet të mos hedhi stërkala kur flet, duhet të qendrojë larg të tjerëve, covidëve të tjerë, neve pra!
E mooooo, po tani!
Vlejnë ato ligjet eugjenike me karamanjollë që pushkatojnë të sëmurin!
Cilin do të kapim me presh në dorë se nuk lau duart kur doli nga wc, kur pështyu kur foli, se qendroi 99 cm larg tjetrit! Do i çojmë policin te dera e wc qytetarit, ta denojmë poqese nuk lan duart! E patë ligjin o deputetë çfarë kotësie keni votuar! Nuk e di e aprovoi zoti President apo jo! Jam shumë kurreshtar ta di!
Pra jo ligji por njeriu tani na ka në dorë. Nuk ka ligj e polic që na mbron nga ai. Ai vetëm mund të na mbrojë nga ai, pra nga ne!
Jepu jepu huara bizneseve mirë bën
Por poqese konsumatori, pra qytetari nuk shkon të blejë sepse nuk ka lekë, sepse është i varfër, sepse është i mërzitur, sepse e ka mendjen të ruajë paranë se në vjeshtë vjen goxilla përsëri, u fikëm, na e morrën të keqen negocat, fabrikat, tregtia, bankat, fisku.
Sikur njeriut t'i ketë ikur dëshira për të vajtur për pushime, për të blerë pantolla të reja, sytjena, brrekë, kanotjera, të mos dojë e të ketë frikë të shkojë në hotele, restorante, në kinema, të mos e dojë më arsimin, se në krizë e sipër të ketë rënë në depresion dhe të thotë : do të bëhem murg! Sikur të mos dojë të konsumojë veçse pak bukë e gjizë e rrallëtek ndonjë domate, ose kastravec, pak qepë e ndonjë patëllxhan! Cfarë do bëjnë të fuqishmit, me pushtet, me pasuri, çfarë do bëjnë menaxherët!
Ja edhe ca llokma të tjera i morrën në natyrë sikurse u privatizuan me vite pasuritë kombëtare? Po pastaj!
Do të ngelet kombi me ekonomi si biçikletat me qira të dikurshme, pa frena, pa shalë, pa kontrapedalë, pa fener, me zinxhir të këputur, vetëm me një hekur poshtëshalëve të çiklistit dhe me dy rrotaxhile! Që ecën vetëm tëposhtë!
Ku do të shesi sipërmarrësi që kreditohet me kreditë e luftës nëse konsumatori nuk ka dëshirë, ka frikë, nuk do të konsumojë???
Prandaj të kthehemi te qytetari opozita! A dëgjon apo jo?
Te qytetari, të ketë të drejta pa fund politikisht!
Te konsumatori duke ia rritur disafish fuqinë blerëse madje duke e lutur të konsumojë ! Hajde o varfanjak në këtë hotelin tim me shtatëdhëjetë yje, hajde! Hajde se më more në qafë!
Ku do funksionojnë kinematë, platformat dixhitale për sinjal televiziv, për sinjal telefonik, ku? Po siguracionet, bankat?
Sepse tabuja u ça!
Qytetari e pa se mund të rrinte edhe në shtëpi pa punuar, duke ngrënë modestisht, e pa se shumë konsume ishin fallco, e pa se poqese nuk punon përpara falimentojnë të fortit sesa ai që nuk ka asgjë! Ai që nuk ka asgjë nuk ka frikë nga covidi që i merr gjithçka!
Trembet ai që ka!
Prandaj është ora e tangërrllikut qytetar!
Bëjuni tangëlliksa!
Duhet t'i lutemi të punojë, duhet t'i lutemi të shkojë në punë, jo me llafe por me paga të mira, dinjitoze, jo skllevërish, duhet t'i lutemi :
Zoti qytetar aman për atë Zot laji duart disa herë në ditë!
Lutemi fol me kokën andej! Lutemi mos u afro shumë!
Dhe pastaj, aman nis të konsumosh, pi birrë, nis të pish verë, kërkoje sheqerparen, shih filma koti në televizion, mbushe shtëpinë me piktura, shko për pushime!
Aman harroje këtë që mësove!
Mësove atë që ne ta fshihnim!
Poqese mbyllesh ti në shtepi, nuk je ti që vdes, por mbarojmë ne që ta kemi hypur kaladibrançe ty!
Aman harroje!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38