Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Po tani Taulant?” Ish-deputeti i përgjigjet Ballës: Kështu është kur kërkon të barazosh njerëzit tanë me të tutë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një reagim pasi Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e grup-seksionit të PD, kur u ballafaqua me akuzat për trafik droge.
“Kjo do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande, e akuza për të nuk qëndron”, shkruan Boçi në Facebook.
Me anë të këtij reagimi, Boçi i përgjigjet deputetit të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit akuzoi publikisht PD-në dhe kreun e partisë Lulzim Bashën lidhur me këtë rast.
Postimi i plotë:
Po tani Taulant?
Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge.
Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron. Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.
Po tani Taulant?!
Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?
Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë. Po dita ndryshon shumë nga nata.
Po kështu është kur ke mizën nën kësulë... Pardon! Çarterin nën kësulë, desha me thanë!